Kalo te përmbajtja
Vrapo
Për beta-n

Email-i yt, për këtë njoftim.

Privatësia e faqes dhe listës së beta-s. Përditësuar më 9 nëntor 2026.

Vrapo është një projekt në zhvillim. Kjo politikë mbulon vrapo.app dhe kërkesën për njoftim. Nuk është politikë për regjistrimet GPS ose të dhënat e aplikacionit.

Çfarë ruajmë

Kur e dërgon formularin me pëlqim, ruajmë email-in, platformën e zgjedhur, versionin e njoftimit të pëlqimit dhe datën e tij. Kërkesa nuk krijon llogari në aplikacion, anëtarësim ose profil publik.

Pse e ruajmë

Për të të njoftuar kur të hapet beta për platformën e zgjedhur. Baza është pëlqimi yt në formular. Nuk e përdorim këtë listë për reklama të tjera dhe nuk e publikojmë.

Afati dhe riprovat

Pëlqimi për këtë njoftim vlen 180 ditë. Një pastrim i planifikuar çdo ditë fshin kërkesat e skaduara. Një riprovë e të njëjtës kërkesë nuk krijon regjistrim të dyfishtë dhe nuk rinis afatin e një pëlqimi ende të vlefshëm.

Pas skadimit mund të japësh pëlqim të ri duke plotësuar sërish formularin. Nëse dëshiron fshirje më herët, na shkruaj.

Shërbimet teknike

Faqja dhe endpoint-et shërbehen nga Vercel; lista ruhet në projektin tonë ekzistues në Supabase. Këta ofrues mund të përpunojnë të dhëna teknike, si IP dhe log-e sigurie, për ofrimin dhe mbrojtjen e shërbimit. Përcjellja e postës së kontaktit përdor Spaceship dhe shërbimin e inbox-it të marrësit.

Kodi i kësaj faqeje nuk vendos analitika reklamuese, pixel marketingu ose ruajtje të kritereve personale në shfletues. Nuk kërkon GPS, kontakte ose kalendar. Infrastruktura ka kontrolle kundër abuzimit; kjo nuk është premtim se nuk ekziston asnjë log teknik te ofruesit.

Kontakti dhe tërheqja e pëlqimit

Për fshirje, qasje te kërkesa jote ose pyetje për privatësinë, shkruaj nga adresa përkatëse te hajde@vrapo.app. Kërkesat trajtohen nga përgjegjësi i projektit Vrapo; nuk është një proces automatik çregjistrimi. Korrespondenca përdoret për t’iu përgjigjur kërkesës tënde.

Kthehu te Vrapo

Vrapo. Hajde, dalim.
KontaktPrivatësiaKushtetFontet dhe licencat

©2026 Vrapo. Aplikacioni është në zhvillim.